Tirana është me një dorë te titulli kampion dhe pothuajse i gjithë opinion sportib bien ë një mendje dhe pohon se e kanë merituar plotësisht falë paraqitjeve dhe grupit që zotërojnë. Samuel Nikaj për emisionin “Pressing” në “ABC News” eshte shprehur se ka menduar bardheblutë drejt titullit edhe kur renditeshin në vendin e 5-të në Superiore.

Gjithashtu tregon se është ekipi që luan futbollin më të bukur. Megjithatë e sheh të vështirë të bëjë atë që Skënderbeu ka bërë këtë dekade, duke dominuar futbollin shqiptar.

“E kam thënë që Tirana është për titull që kur ishte vend të pestë me trajnerin Mema. Janë ekipi më i mirë. Luajnë futbollin më të bukur. Dalin mirë në sulm, shfrytëzojnë tranzicionin pozitiv. Ndoshta duhet të përmirësojnë goditjet standarde, pasi nuk kanë shënuar shumë.

A e bën dot Tirana vezën e Skënderbeut? Atë që ka bërë Skënderbeu është e vështirë ta bëjë ndonjë ekip tjetër, jam skeptik për këtë. Ka qenë ekipi më i mirë që ka pasur Shqipëria ndonjëherë. Eliminoi Dinamon e Zagrebit dhe kjo është e mrekullueshme.

Teuta ndoqi strategjinë e duhur me Tiranën. Bënë presing ultraofensiv, jo si Vllaznia që e priste në gjysmëfushë. Po i le të luajnë, është e vështirë me ta”, ka thënë Nikaj./Sport Ekspres/