Pasditen e sotme u luajt java e fundit e Bundesligës gjermane. Bajerni ngriti titullin pas një fitoreje me “poker” ndaj Volsburgut. Festë edhe për Verder Bremenin e Rashicës, që arriti të fitojë thellë dhe të sigurojë ndeshjet e “play-out”, duke pasur edhe një shans për të qëndruar në Bundesligë sezonin e ardhshëm.

Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Dyseldorfin e Berishës, që renditet e parafundit dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesliga 2.

Kujtojmë që mesfushori i Koëovës do të kthehet te Lacio, që zotëron edhe kartonin e tij. Paderborni i Gjasulës kishte rënë prej kohësh, me mesfushorin e kombëtares, që do mbahet mend gjatë prej rekordit të kartonevë të verdhë./vipsport/

Bundesliga, Java 36

Bajer Leverkusen-Mainz 1-0

Union Berlin-Dyseldorf 3-0

Frejburg-Shalke 4-0

Ajntraht-Paderborn 3-2

Volsburg-Bajern Mynih 0-4

Verder Bremen-Këln 6-1

Dortmund-Hofenheim 0-4

Monçengladbah-Herta Berlin 2-1

Augsburg-Lajpcig 1-2