Trajneri i Chelsea-t Maurizio Sarri aportohet të ketë fshirë rregullat e krijuara nga Antonio Conte, kjo pasi lojtarët ishin të pakënaqur.

Sipas The Telegraph, Sarri ka rregulla më të buta për ushqimin dhe ka anuluar rregullin e ish-trajnerit që kërkonte që skuadra të kalonte natën në West London Hotel një natë përpara ndeshjes.

Gazeta shpjegon se regjimi strikt i dietës ishte një nga faktorët e shkarkimit të ish-trajnerit të Juventus dhe Italisë, teksa rregulli i hotelit nuk pëlqehej aspak nga lojtarët.

Blutë bënë një start ideal në Premier League, duke fituar ndeshjen e parë ndaj Huddersfield me rezultatin e pastër 3-0.

Tani ndeshja e dytë do të jetë më e vështirë pasi do të presë Arsenal në Stamford Bridge.