Kukësi ka arritur të gjejë marrëveshjen me sulmuesin e Kamzës, Sebino Plaku dhe prezantimi i tij zyrtar pritet të bëhet gjatë këtyre 2-3 ditëve.

Lajmi behet i ditur nga portali “VIP Sport”, sipas te cilit ai konfirmohet nga burime pranë klubit, të cilët njoftojnë gjithashtu se Plaku do të vazhdojë me Kukësin edhe për pjesën e sezonit e jo vetëm për Europën siç flitej më parë.

Largimi i Plakut nga Kukësi, do të bëhet vetëm në rast se në drejtim të klubit verilindor do të vijë ndonjë ofertë tunduese nga jashtë, në rast të kundërt, Plaku do të mbetet pjesë e verilindorëve.

Sakaq, sot pritet të bëhet edhe prezantimi i ish-mesfushorit të Bylisit, Vesel Limaj i cili ka zgjidhur kontratën me ballshiotët dhe ka firmosur zyrtarisht me Kukësin. /Vipsport/