Nje nga betejat e hapura ne 90-minutat e fundit te kampionatit, ka te beje me fituesin e trofeut te “Kepuces se Arte”. Gara eshte e hapur dhe e forte mes Taulant Seferit te Tiranes dhe Saliou Guindo te Laçit, qe bashkekryesojne me nga 18 gola.
Ne fakt te bardheblute, deshira eshte qe te gjithe te vendoset ne funksion te golashenuesit te tyre. Ne ndeshjen e fundit, Tirana do te perballet me Kukesin dhe shpresohet qe kjo ndeshje te fitohet nga bardheblute, per t’i dhene edhe nje assist Vllaznise per objektivin Europe permes kampionatit.
Ne Shkoder, shpresohet qe kjo ndeshje te jete “fair-play” dhe te mos degjeneroje me hapje portash nga ana e Tiranes, ne favor te Kukesit. Ndoshta, nje shprese e madhe qe nje diçka e tille te mos ndodhe, mund te jete fakti qe sulmuesi kryesor i Tiranes, synon te fitoje “Kepucen e Arte”.
Megjithate, nje gje e tille mbetet per t’u pare diten e enjte ne stadiumin “Selman Stermasi”, aty ku do te luhet edhe ndeshja mes Tiranes dhe Kukesit.
Maringlen ZHIVANI