Ditën e sotme ekipi shkodran do të nisë përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë me Teutën që do të luhet ditën e dielë në Shkodër.

Vllaznia pas javës së 19-të vërtetë e ka lënë poshtë në renditje ekipin durrsak por të mos harrojmë se ai ka qenë “macja e zezë” gjatë gjithë këtyre viteve të fundit për kuqeblutë.

Shpeshherë madje Teuta ka fituar edhe në Shkodër. Jo më kot, trajneri Gjoka do të mundohet ta mbajë skuadrën e tij të karikuar si duhet dhe larg vëmendjes së opinionin por edhe të mediave gjatë këtyre ditëve.

Që do të thotë se ashtu si javës së kaluar, edhe këtë javë me shumë siguri nuk do ketë dalje publike të futbollistëve para gazetarëve.

Situata në kampin kuqeblu ende nuk është përmirësuar dhe për këtë arsye, duhet fituar medoemos ndeshja e së dielës për të qenë disi më të qetë për vazhdimësinë e kampionatit.
www.shkodrasport.com