Faruk Sejdini është një emër i njohur në futbollin shqiptar, i cili ka kontribuar dhe ka fituar trofe me skuadrën e Dinamos. Ne nje prononcim te dhene sot per mediat, ai ka folur per te kaluaren, por edhe per aktualen:
“Në ato vite që kisha Dinamon që doli kampion, do të thoja që ishte absolut ekipi më i mirë. Kam bindjen se për 30 vite s’do të ketë skuadër si ato. Kampionati që kemi fituar më ka lënë mbresa. Sot i pashë ato lojtarë ca me thinja, ca mbipeshë, pata një nostalgji.
Trajneri? Është e vërtetë që puna e trajnerit është shumë e vërtetë. Trajneri duhet të administrojë, të gjejë emëruesin e përbashkët. Janë njerëzit më të përkedhelur të shoqërisë sonë, këtë e them në thonjza. Ia qaj hallin gjithë trajnerëve në pankina. Edhe sot në mënyrë simbolike si trajner, kisha dilemat e mia. Nofka Xhaxhi që më ka mbetur deri 30 vjeç e mora parasysh për të ndërthurur lojtarët e rinj më të vjetër.
Sezoni aktual? Ky sezon është shumë enigmatik. Ka faktorë që e rrisin enigmën sepse do të ketë shumë oshilacione. Veç pandemisë, patëm edhe budallikun shqiptar që e bojkotuam futbollin për 2 muaj. As lojtarët s’e dijnë ku janë.
Vllaznia duhet të ketë kujdes sepse me 6 pikë shko atje ku ishte prape. Është shumë shpejt, të gjithë ekipet do të jenë të ngjeshura. Ishalla nuk prishet kampionati që të përcaktohet shpejt se kush do të dalë nga kategoria. Fieri ka pak pikë dhe kam frikë”, përfundoi ai.