Java e dytë në Kategorinë Superiore ishte tejet interesante. Skënderbeu barazoi 1-1 me Partizanin, sakaq po me këto shifra u mbyllën edhe Dinamo-Laçi, Vllaznia-Teuta dhe Tirana-Egnatia.

Kukësi mori fitoren e dytë radhazi, pasi mundi 3-1 Kastriotin. Një nga ikonat e futbollit shqiptar, Faruk Sejdini është i ftuar në Sport News në News 24, ku analizoi takimin mes Teutës dhe Vllaznisë (1-1) dhe Skënderbeu-Partizani.

“Unë mendoj se Teuta është një ekip që ka fituar trofe. Është e vërtetë që luftuan deri në fund vjet dhe vetëm golavarazhi i ndau gjërat. Po të shënonte Plaku një rast, mund të ndryshonte situata.

Teuta tregoi se është një kockë e fortë, pasi luajti me një lojtar më pak. Pavarësisht nga këto, loja u bë interesante. Mendoj se të dyja morën atë që meritonin. Teuta ka lojtarë me peshë dhe të shpërndarë.

“Uroj që VAR të mos degradojë. Shpresoj që mos të shkojë “varja VAR-it”. Shpresojë që most ë degradojë situata. Unë i pash të gjitha ndeshjet. Kishte situata që arbitri sillej vërdallë.

Goli që pësoi Partizani ishte i shëmtuar. Nuk ishte faji i Hoxhës. Ai me numrin 16 (Damçevski) vetëm mbrojtës nuk është” – tha ai./newsport/