Vllaznia U15 nen drejtimin e trajnereve Brikeno Bizi e Gjon Kola e ka nisur me fitore kampionatin e ri. Ajo ka fituar me rezultatin 2-0 ne ndeshjen e javes se pare, pikerisht ndaj Basanias.

Kjo e fundit siç dihet debuton per here te pare ne kampionatin e Kategorise Superiore te kesaj grupmoshe dhe padyshim qe ka ende shume per te bere ne rrugen e saj te saponisur.

“Derbi” eshte luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive te Bushatit dhe eshte shoqeruar nga nje feste e vertete per dashamiresit e futbollit te kesaj zone.

Futbollistet e Vllaznise kane luajtur me mire ne momente te caktuara duke shenuar edhe dy gola, nga nje per secilen pjese loje, fillimisht me ane te Bizit ne pjesen e pare dhe pastaj me Prendin ne te dyten.

Ndersa Basania e cila drejtohet nga Gilman Lika eshte perpjekur mjaft dhe pavaresisht se ka patur edhe ajo raste, nuk ka arritur dot te shenoje. Ne fund nje shtrengim duarsh mes futbollisteve dhe padyshim qe nje sfide e tille ishte vertete per kornize nga menyra si u zhvillua dhe atmosfera qe krijoi./SHKODRA-SPORT.COM/