Gilman Lika i dha fund futbollit të luajtur në moshën 34 vjeçare. Pas një karriere tejet të pasur dhe pas një kontributi të jashtëzkaonshëm që dha për ekipe si Flamurtari, Tirana, apo Vllaznia, ai vendosi të thotë “mjaft”.

Lika ka bërë pak më parë një postim në rrjetet sociale, ku ka gjetur kohën edhe për falenderime. Ish lojtari falenderon të gjithë për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.

“Aty ku nisi aty mbaroj. 2004-2020. Falenderimi i pare eshte per Zotin e madh. Falenderimi tjeter eshte per familjen qe ishin mbeshtetja jeme kryesore.

Falenderoj klubin Vllaznia dhe gjithe tifozat e Shkodres per respektin dhe dashamirsine e treguar, gjithashtu dhe te gjithe ekipet,tifozet,presidentat, trajnerat dhe futbollistat qe ishin pjese e rrugetimit tim. Me respekt Gilman Lika” – shkruan ai./newsport/