Ekipi i Murlanit, një skuadër shumë e re në futbollin tonë, bëri debutimin e tyre historik në Kategorinë e Dytë ditën e sotme. Një debutim që bëhet akoma më i bukur, pasi vjen me një fitore 1-3 kundër Internacionalit dhe për këtë triumf për “Shkodra Sport” ka folur trajneri i skuadrës, Altin Xhahysa.

Fitore në një debutim historik për Murlanin. Besoj se kishte entuziasëm për këtë rezultat apo jo ?
Patjetër që po. Por është normale të kemi të tilla emocione për një ekip të ri si ne. Por ambicia e presidencës dhe stafit të klubit duke parë afrimet në skuadër, na bën që të punojmë dhe të kërkojmë gjithmonë më të mirën.

– Suksesi në transfertë shijon gjithmonë më tepër. Po çfarë duhet të presim nga ky ekip në vijim të kampionatit?

Besoj se nuk duhet të vendosemi në trysni të madhe. Ndeshjet duhet ti marrim me rradhë dhe tashmë përqendrimi total kalon tek ndeshja e rradhës.

– Kjo javë do ju gjejë pritës. Fitorja një detyrim në fushën tuaj?

Ne do japim më të mirën. Patjetër të gjithë duan të fitojnë para publikut të tyre. Por e rëndësishme është të krijojmë vazhdimësi me lojëra dhe futboll të mirë.

– Cili është objektivi real i Murlanit këtë sezon?

Sa për objektiva nuk është në natyrën time të dal të them se do fitoj me patjetër. Gjithçka do vendoset nga java në javë. Dhe me punë e seriozitet patjetër që arrihen gjëra të mëdha. Dhe dua që në përfundim të kësaj interviste të falenderoj gjithë djemtë që ishin në fushë sot, ku pavarësisht ndonjë gabimi që do i korigjojmë, zhvilluan një ndeshje shumë të mirë.
Intervistoi: Endri ÇINARI