Kampionati shqiptar mund të rinis më 31 maj duke parë vendimet e fundit të Qeverisë shqiptare. Në një prononcim për “Drilbling” në FAX Web, Sekretari I Përgjithshëm I FSHF-së, Ilir Shulku foli për rifilimin e kampionatit shqiptar dhe çështjet e disktuatar në mbledhjen e UEFA-s.
“Të shpresojmë që fjalët e thënë nga Qeveria për 31 maj të jetë e vërtetë. Mendoj se kjo datë është shumë mirë pasi nuk prekim asnjë javë kampionatin dhe do të mbyllet në fillim të gushtit. Nëse kampionati fillon në 31 maj, janë 10 javë të plota dhe ato të Kupës e nuk do të kemi ngjeshje të kampionatit”.
Stërvitje për lojtarët? “Do t’i lihet disa ditë kohë klubeve për t’u stërvitur e nëse kjo datë do të jetë zyrtare, klubet do të njoftohen për të bërë stërvitje duke mbajtur edhe distancat që duhen. Mendoj se dy javë janë të duhurat për klubet para se të nis kampionati. Lojtarë vazhdojnë të stërviten në mënyrë individuale dhe nuk janë farë të përgatitur kështu që dy javë janë të mjaftueshme.
Jemi në kontakt me klubet dhe jemi të gjithë në një mendje për të filluar kampionatin. Të gjithë janë duke kryer stërvijte nga udhëzimet e trajnerëve dhe presin me padurim rifilmin e garës. Mbledhja e parë me UEFA u dakordësua që mbyllja e kampionateve të jetë data 3 gusht.
Në atë mbledhje u dhanë disa versione dhe mbledhja e ditës së martë do të rishikohet ecuria e kësaj pandemie dhe lirimin nga Qeveritë përkatëse. Duke parë lirimin e disa gjërave këtu në Shqipëri na bën optimist që kampionati të luhet në 31 maj. Dhënia e verdikit në tavolinë ishte opsioni i fundit dhe ne nuk e kemi menduar. Nuk mendoj se ne do të shkojmë në atë pikë duke vendosur titullin në tavolinë”.
Do të ketë teste për lojtarët? “Nuk kemi biseduar me Ministrinë e Shëndetësisë, por në ditët në vazhdim do të ketë bisedime. Do të ishte mirë që të gjithë të bënin teste për të parë nëse janë pozitiv apo negative. Nëse ecuria do të jetë duke rënë, atëherë edhe Ministria e Shëndetësisë do e lejojë gumbullimin e lojtarëve. Nëse futbolli do të nis do të jetë kur gjërat të jenë të qetësuar dhe jeta të jetë drejt normalitetit.
Mund të jetë një opsion që ndeshje të luhen në një zonë të caktuar, por nuk jemi në këtë pikë si Italia. Ne shpresojmë që situata dhe nurmi I të prekurëve të jetë në ulje. Të gjithë lojtarët janë duke u stërvitur dhe shyqyr nuk kemi pasur asnjë të prekur. Duke qenë korrekt do të kthehemi sa më shpejt në fushën e blertë”./newsport/