Ekipi i Murlanit vazhdon të ecë i sigurtë për të qenë brenda zonës së play-off. Portieri Erind Selimaj ndihet mirë në rradhët e kësaj skuadre, teksa gjatë emisionit “Sport Arena” në TV Rozafa, u shpreh se pretendimet e tyre janë të arritshme për t’u futur në 5-shen e parë të renditjes, ndërsa theksoi se organizimi që ka Murlani është shumë më lart se sa disa ekipe të tjera të Kategorisë së Dytë.
“Gradualisht, çdo ndeshje e kemi marrë hap pas hapi. Na ka ecur mirë. Pretendojmë që të kapim 5-shen në këtë klasifikim dhe besojmë se do të arrijmë suksese. Dy ndeshje kemi dhe të dyja i kemi një brenda dhe një jashtë, që janë realisht të arritshme.
Sot, domethënë nëse ke një organizim të mirë, s’ka më emri apo historia. Kështu që, pavarësisht emrit të madh që ka Elbasani, organzimi që ka Murlani është shumë më lart se Elbasani dhe shumë ekipe të tjera.
Realisht, puna si trajner moshash, është një eksperiencë në vete dhe po më pëlqen. Po e bëj me pasion”,-tha gjatë prononcimit të tij, portieri i Murlanit, Erind Selimaj.
Maringlen ZHIVANI