Seria A rikthehet ditën e sotme, ku do të zhvillohen 10 sfidat e para për vitin 2021.
Interi i Antonio Kontes do të ngrejë siparin në orën 12:30 në përballjen ndaj Krotones. Zikaltërit do të kërkojnë të vijojnë ecurinë e rezultateve pozitive.
Në orën 15:00 janë planifikuar të zhvillohen 7 sfidat e tjera të vlefshme për javën e 15-të, ku spikasin përballjet mes Atalantës dhe Sasuolos, Romës dhe Sampdorias si dhe Xhenoa-Lacio.
Në mbrëmje do të zbresin në fushë kryesuesit e kampionatit, Milani, që në orën 18:00 do të jetë mysafir ndaj Beneventos në transfertë, si dhe kampionët në fuqi të Juves, që do të presin Udinezen në shtëpi në orën 20:45.