Grumbullimi i futbollistit te saj nga kombetarja shqiptare e grupmoshes U15 nuk ka kaluar pa marre vemendjen e duhur tek klubi i Fiorentines, pjese e te cilit ai eshte. E kemi fjalen per sulmuesin me origjine nga Shkodra Majkol Luka.

Ky i fundit, siç kemi bere te ditur ka qene i grumbulluar ne Durres me kombetaren U15 duke u vene ne dispozicion te trajnerit Damo, madje ka dhene edhe nje interviste per kanalin zyrtar te Federates Shqiptare te Futbollit.

Kaq ka mjaftuar qe tek Fiorentina te krenohen me te. Si rrjedhoje ne faqen e ketij klubi “fiorentina.it” diten e djeshme eshte shkruar: “Ne Durres po zhvillohet grumbullimi i Shqiperia U15. Mes lojtarëve të skuadrës së vitit 2009 është edhe sulmuesi i Fiorentinës, Majkol Luka i cili foli për kanalin zyrtar të federatës shqiptare:

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kombëtares U-15. Objektivi im personal është të bëhem lojtar i ekipit të parë të Fiorentinës në të ardhmen dhe dua të luaj për kombëtaren shqiptare. Jam shumë i lumtur kur më vjen një ftesë e kombëtares dhe i kam thënë familjes time për këtë. Dua të ndihmoj shumë ekipin tim dhe gjithashtu kombëtaren. Idhulli im është Cristiano Ronaldo”.

https://www.fiorentina.it/albania-u15-luka-sogno-lesordio-la-fiorentina-mio-idolo-cristiano-ronaldo/amp/

Ai eshte i datelindjes 23 mars 2009. Ka lindur ne Itali dhe eshte angazhuar shume heret me futbollin, qe ne moshen 4 vjeç e gjysem kur prinderit e rregjistrojne per here te pare me ekipet e moshave te Pratos.

Me kalimin e viteve fillon te spikase dhe si rrjedhoje, behet pjese e Akademise se Empolit me te cilen luan nje vit, per te kaluar me vone tek Fiorentina ku ndodhet prej 4 vitesh dhe do te vazhdoje te jete serish pjese e Akademise se saj, teksa ne sezonin e ri eshte rregjistruar me ekipin Fiorentina U14.

Majkol Luka luan ne rolin e sulmuesit dhe ajo qe bie ne sy eshte shtatelartesia e madhe. Ndonese ende nuk ka mbushur 14 vjeç, ka nje gjatesi prej 1.92 metra, gje qe e ben ate te jete superior ndaj kundershtareve te tij ne fushe dhe jo vetem ne lojen ne ajer.
Gjergj KOLA