Vllaznia e volejbollit te meshkujve eshte munduar te beje me te miren ne perballjen e sotme per kampionat ndaj Tiranes, por ne fund eshte mundur me rezultatin 1-3 ne sfiden e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Ndeshja ne fakt nuk ka nisur mire per volejbollistet shkodrane te cilet u gjenden shpejt ne disavantazh ndaj bardhebluve dhe si rrjedhoje e kane humbur setin e pare ne shifrat 18-25.

E njejta situate edhe ne setin e dyte qe dhuron te njejtat shifrat. Ne te tretin, ka nje reagim te ekipit te Vllaznise qe luan me mire sesa Tirana dhe si rrjedhoje arrin ta fitoje ate me rezultatin 25-21 duke ngushtuar kesisoj edhe rezultatin e ndeshjes.

Fitorja e ketij seti dha shpresa se mund te kishim barazim setesh por nuk do te ndodhte keshtu. Bardheblute zgjohen dhe si rrjedhoje e fitojne setin e katert 25-19 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Pas javes se 10-te te kampionatit, Vllaznia ka arritur te grumbulloje 14 pike dhe si rrjedhoje mban vendin e katert ne renditje, ndersa Tirana eshte e pozicionuar ne vendin e dyte me 24 pike./SHKODRA-SPORT.COM/