Ish-trajneri i Italisë, Marçelo Lipi, ka bërë parashikimin e tij për Botërorin e Rusisë, që starton në muajin qershor.

Trajneri i njohur italian, i cili aktualisht drejton Kinën, ka bindjen se trofeu i Kupës së Botës nuk do qëndrojë në Europë, por do të shkojë në Amerikën e Jugut. Është më shumë për Brazilin se për Argjentinën.

“E kam një bindje personale. Para Botërorit të Brazilit thashë se do të prishej rregulli që “asnjë skuadër europiane nuk mund të fitonte në Amerikën e Jugut”.

Fitoi Gjermania dhe e gjeta”, – ka thënë fillimisht Lipi, i cili më tej ka vazhduar:

“Këtë radhë, nuk është hera e parë, por ka ndodhur rrallë, jam i bindur se do të fitojë një skuadër nga Amerika e Jugut.

Mendoj se më shumë shanse ka Brazili se Argjentina, por njëra prej të dyja do të fitojë. Të shohim, nëse do ta gjej edhe këtë herë”./Vipsport/