Vllaznia luan sot në 16:45 në “Air Albania” një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, pasi ndodhen në një udhëkryq të madh për garën e titullit dhe një hap fals ndaj Partizanit me shumë mundësi i nxjerr jashtë “pistës”.

Ditët e fundit, trajneri Brdariç e ka përgatitur skuadrën dhe është munduar të qartësojë edhe idetë e tij për formacionin, që do të zbresë sot në fushë.

Në mbrojtje kthehet një nga më të rëndësishmit, Mevlan Adili, i cili do të luajë në defensivë bashkë me Dianje, Gurishtën dhe Hakajn.

Në mesfushë, Tomas Brdariç ka një dilemë mes Mustedanagiçit dhe Krujës, teksa Jonuzi dhe Kruja janë titullarë të padiskutueshëm.

Në sulm luajnë treshja e sulmit, që çmontoi Teutën në ndeshjen e fundit, Da Silva, Gjurgjeviç dhe Latifi.