Skënderbeu arrin të mposht Kukësin brenda në shtëpi me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat por dy golat e Rashicës i japin triumfin e dëshiruar korçarëve.

Pikërisht sulmuesi 20-vjeçar ishte hero i ndeshjes së sotme ku arriti të shënonte në minutën e 32-të dhe 68-të të ndeshjes.

Tashmë me këtë rezultat, verilindorët e Kukësit qëndrojnë në vendin e fundit dhe duket se janë të destinuar tashmë që të bien nga kategoria kurse “ujqërit e dëborës”, janë të pozicionuar në të gjashtin vetëm 2 pikë larg Tiranës që gjendet në “Final 4”.

KUKËSI-SKËNDERBEU 0-2

32′,67′ Rashica