Tirana ka mposhtur Erzenin me shifrat 2-0 në transfertën e luajtur në “Elbasan Arena”.

Sfida u zhbllokua nga Abazaj në minutën e 19’ pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bardhebluve. Në të 54’ shijakasit patën shansin për të barazuar shifrat, por Kahrimanoviç gaboi nga 11-metrat.

Më pas Jonuzi dyfishoi shihfrat duke shënuar një supergol nga distanca. Edhe Patrik shënoi por goli iu anulua për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore, Tirana ngjitet në vendin e 4-të dhe Erzeni mbetet në vendin e 9-të.

ERZENI 0-2 TIRANA

19′ Abazaj, 60′ Jonuzi