HomeKRYESORESërish ai...Geralb Kubazi. Vllaznia U17 mund edhe Dinamon dhe shkon në finale...

Sërish ai…Geralb Kubazi. Vllaznia U17 mund edhe Dinamon dhe shkon në finale të Kupës

Vllaznia U17 merr nje tjeter fitore dhe shkon tashme ne finalen e Kupes se Shqiperise. Ne ndeshjen e sotme gjysmefinale ndaj Dinamos, e luajtur ne kompleksin sportiv “Internacional” ne Peze- Helmes, kuqeblute e drejtuar nga trajneri Gilman Lika kane fituar me rezultatin e paster 3-0.

Dhe protagonisti kryesor i ketij suksesi eshte serish ai…Gerald Kubazi. Sulmuesi shkodran ka shenuar dy golat e pare qe i hapen rrugen fitoren skuadres se tij, nderkohe qe ajo do te kompletohej me golin e Tonit ne fund.

Pjesa e pare, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, do te perfundonte pa gola. Krejt ndryshe e dyta kur Vllaznia U17 do te zhbllokonte shifrat ne minuten e 77-te me ane te sulmuesit Kubazi. Po ky futbollist do te dyfishonte shifrat pese minuta me vone.

Me rezultatin 2-0 gjithçka u be me e lehte per ekipin shkodran i cili ne shtese shenoi edhe nje gol tjeter me autor futbollistin Filip Toni dhe n ekete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren e tij ne shifrat 3-0.

Ne kete menyre, Vllaznia U17 ka siguruar daljen ne finalen e Kupes ku do te ndeshet me Tiranen, e cila ne gjysmefinalen tjeter ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj Teutes. Kuptohet qe djemte kuqeblu do te kerkojne deri ne fund fitoren e ketij trofeu sepse jo me kot jane ne vend te pare dhe ne kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments