Chelsea duket se nuk ka ndërmend të ndalet më me blerjet dhe përforcimet, duke u bërë protagonist i një merkatoje mbresëlënëse në këtë sesion të janarit.
Pronari i ri i klubit, Todd Boehly, nuk është kursyer duke i dhuruar trajnerit Graham Potter përforcime të shumta, me merkaton që nuk është mbyllur akoma.
Vetëm në merkaton e dimrit, në muajin janar, Chelsea ka marrë shtatë lojtarë: Mykhaylo Mudryk (100 milionë), Benoit Badiashile (40 milionë), Andrey Santos (12.5 milionë), David Datro Fofana (12 milionë), Joao Felix (12 milionë në huazim) dhe Noni Madueke (35 milionë euro).
Jo vetëm, dhe në orët e fundit ka ardhur zyrtarizimi i blerjes së re të londinezëve: bëhet fjalë për Malo Gusto, mbrojtës krahu i Lyon-it që do të shkojë në Londër në fund të sezonit.
Paratë e shpenzuara për kartonin e lojtarit (35 milionë euro) e kan çuar totalin e shpenzimeve të bërë nga Blues në merkato në 246.5 milionë euro, të shpenzuara vetëm në muajin janar.
Një shifër e rëndësishme ajo e shpenzuar nga pronari i ri amerikan i londinezëve, me klubin që gjithsesi po kalon një moment shumë të vështirë për sa u takon rezultateve.
Pavarësisht milionëve të investuara në merkato dhe cilësisë së lojtarëve të marrë, Chelsea është aktualisht në vendin e dhjetë në Premier League, me dy humbje, dy barazime dhe vetëm një fitore të marrë në pesë ndeshjet e fundit.