Vllaznia U17 merr nje tjeter fitore dhe shkon tashme ne finalen e Kupes se Shqiperise. Ne ndeshjen e sotme gjysmefinale ndaj Dinamos, e luajtur ne kompleksin sportiv “Internacional” ne Peze- Helmes, kuqeblute e drejtuar nga trajneri Gilman Lika kane fituar me rezultatin e paster 3-0.

Dhe protagonisti kryesor i ketij suksesi eshte serish ai…Gerald Kubazi. Sulmuesi shkodran ka shenuar dy golat e pare qe i hapen rrugen fitoren skuadres se tij, nderkohe qe ajo do te kompletohej me golin e Tonit ne fund.

Pjesa e pare, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, do te perfundonte pa gola. Krejt ndryshe e dyta kur Vllaznia U17 do te zhbllokonte shifrat ne minuten e 77-te me ane te sulmuesit Kubazi. Po ky futbollist do te dyfishonte shifrat pese minuta me vone.

Me rezultatin 2-0 gjithçka u be me e lehte per ekipin shkodran i cili ne shtese shenoi edhe nje gol tjeter me autor futbollistin Filip Toni dhe n ekete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren e tij ne shifrat 3-0.

Ne kete menyre, Vllaznia U17 ka siguruar daljen ne finalen e Kupes ku do te ndeshet me Tiranen, e cila ne gjysmefinalen tjeter ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj Teutes. Kuptohet qe djemte kuqeblu do te kerkojne deri ne fund fitoren e ketij trofeu sepse jo me kot jane ne vend te pare dhe ne kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/