Festival golash në sfidën Alaves – Sevilla, e mbyllur me rezultatin 4-3, me skuadrën andaluze që pësoi humbjen e dytë radhazi në këtë fillim sezoni në La Liga, e treta nëse përfshihet edhe finalja e Superkupës së Europës, kundër Manchester City-t.
Skuadra e drejtuar nga Mendillibar u ndëshkua që në minutën e 7-të nga Rioja, por arriti të përmbyste shifrat me autogolin e Abqar në të 15-tën dhe finalizimin e Lamelas në minutën e 41-të.
Pak para se të mbyllej pjesë e parë, riktheu ekuilibrin në rezultat Duarte e Alavesit me golin e 2-2.
Në pjesën e dytë vendësit shfaqën agresivitet duke shënuar edhe dy gola të tjerë me të njëjtin autor, Kike Garcia, për rezultatin 4-2.
Sevilla shkurtoi diferencën në 4-3 me Rafa Mir në minutën e shtatë shtesë, por ishte shumë vonë për të shmangur humbjen.