Laçi edhe kete sezon po ben paraqitje mjaft te mira ne kampionat dhe eshte serish brenda objektivave te tij ne kupe por edhe ne kampionat. Nje nga lojtaret qe ka spikatur me se shumti ne rradhet e tij ka qene mesfushori shkodran Ndriçim Shtubina.

“Sportekspres.com” ne nje shkrim te bere rreth tij, e konsideron aktualin me te mirin per 31 vjeçarin. Verën e shkuar ishte Kukësi që e mori në skuadër, por Mladen Milinkoviç e përdori vetëm kur i duhej në mbrojtje.

Më së shumti i besoi të riut Valon Ethemi. Në dhjetor verilindorët e lanë të lirë. I duhej besim dhe motivim. E gjeti te Laçi, aty ku u bë një nga lojtarët më të rëndësishëm.

Ky sezon ka nisur më së miri për Shtubinën. Shkodrani është shënuesi më i mirë i kurbinasve, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës 6 herë në kampionat. E kemi parë të luajë në majë të sulmit, në krah të mbrojtjes, në qendër dhe të krah të mesfushës. pavarësisht kësaj Shtubina kur del para portës di të shënojë. Eksperienca e tij vlen shumë.

Po të shikosh sezonet e mëparshme, “xholi” shkodran ka shënuar maksimalisht shtatë gola në sezonin 2013/14. Atëherë Laçi i bëri ofertë, por Shtubina zgjodhi Flamurtarin. Gjërat nuk i shkuan mirë në Vlorë dhe vetëm janarin e shkuar u bind të vishej bardhezi. Tanimë është vetëm një gol larg rekordit të tij personal./sport-ekspres/