Sot në kompleksin “Tropikal” në Durrës, kombëtarja U17 ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore të grumbullimit të rradhës. Futbollistët e grumbulluar janë testuar në lidhje me gjendjen fizike përpara nisjes për turneun miqësor që do të zhvillohet në Turqi.

Ndërkohë përveç emrave të lojtarëve të grumbulluar, janë “zbardhur” edhe emrat e stafit teknik të cilët do të punojnë me trajnerin e parë Elvin Beqiri. Ai ka marrë si ndihmës ish- lojtarin e njohur të Tiranës Elvis Sina.

Por nga ana tjetër stafi plotësohet edhe me një trajner portierësh. Dhe për këtë post, Beqiri ka zgjedhur një shkodran. Bëhet fjalë për Ideal Lekiqin. U bënë kohë që punojnë sëbashku, fillimisht me kombëtaren U15 Rajonale të Shkodrës, ndërkohë që për katër muaj kanë punuar edhe në stafin teknik të ekipit të parë të Vllaznisë.

Tashmë dyshja Beqiri- Lekiqi do të punojë sëbashku edhe me kombëtaren U17. Diçka thuajse normale sepse janë të dy moshatarë, janë rritur sëbashku tek Vllaznia dhe kanë luajtur sëbashku, ashtu siç po punojnë tashmë edhe si trajnerë sëbashku.

Lekiqi i përket një brezi të ri trajnerësh të portierësh dhe kuptohet që ka mësuar jo pak duke punuar me emra të tillë si Paulin Ndoja apo Avenir Dani. Jo më kot, i ka hyrë një karriere e cila padyshim që ka startuar e mbarë dhe ai po e justifikon më së miri me punën e tij.
© shkodrasport.com