Vllaznia e mbylli sezonin e Superiores në vendin e katërt në përfundimin e kampionatit.

Shkodranët kishin pretendime për titullin kampion në fillimin e edicionit, por nuk arritën një objektiv të tillë. Dhe madje duhet thënë se skuadra ishte me fat disi në fundin e sezonit, ku pozicioni i katërt i siguroi kualifikimin në Conference League.

Objektivi më minimal i arritur nga kuqeblutë në sezonin 2022-23, që nuk kishte shumë për të mbajtur mend.

Kjo duke pasur parasysh luhatjet e mëdha që kishte skuadra, por dy ishin me të vërtetë surpriza shumë të bukura këtë sezon për Vllazninë. Ata janë dyshja e futbollistëve të rinj, Geralb Smajli dhe Rejan Alivoda.

Të dy futbollistët arritën të spikasnin me performancën e tyre duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Superligë.

Smajli si mbrojtës i djathtë arriti të ishte titullar në shumë ndeshje dhe vetëm një dëtim e penalizoi në fundin e sezonit. Por tashmë me fillimin e sezonit tjetër patjetër që ai do shihet me një sy ndryshe nga të gjithë.

Po ashtu Alivoda, si një mesfushorë i qendrës ishte i panjohur për shumë kënd. Por niveli i treguar nga 19-vjeçari ishte shumë i kënaqshëm duke u cilësuar si një nga elementët ku mund të ndërohet Vllaznia e së ardhmes. Të dy futbollistët pritet të jenë një garanci për Vllazninë, pavarësisht se ata ndoshta edhe mund të largohen në rast se në drejtimin e tyre do ketë oferta interesante.