UEFA Conference League do të startojë këtë sezon me pjesëmarrjen e skuadrës së Vllaznisë që në turin e parë. Në fakt, vjet ky ekip ishte direkt në turin e dytë si fituese e Kupës së Shqipërisë, por tashmë ndryshe nga viti i kaluar, shkodranët do ta nisin nga turi i parë.

Kështu, këtë edicion Vllaznia do të përpiqet që të shkojë sa më larg në këtë rrugëtim. Megjithatë, mbetet për t’u parë se sa do ta realizojë një gjë të tillë, teksa përballë në short do të ketë ekipe më modeste në letër.

Në fakt, duke përfituar nga koefiçenti më i lartë që Shqipëria ka në klasifikimin e UEFA, ekipi shkodran renditet në vazon e skuadrave më të forta dhe favorite. Prandaj, përballë në short do të kenë ekipe më modeste në letër.

Një derbi i mundshëm shqiptarësh mund të jetë ai me Shkëndijën e Tetovës që renditet në vazon e skuadrave më pak favorite, ndërsa edhe Shkupi mbetet një kundërshtar i mundshëm.

Gjithashtu, edhe Drita e Gjilanit është në vazon e skuadrave jo favorite. Gjithsesi, ndoshta kundërshtari më i dëshirueshëm për të gjithë në turin e parë mund të jetë Sutjeska e Nikshiqit, duke marrë në konsideratë edhe distancën e afërt kilometrike me qytetin e Shkodrës. /Maringlen ZHIVANI/

Kundërshtarët e mundshëm:

1. Dudelanzhi

2. Riga

3. Maribori

4. Shkëndija

5. Linfildi

6. Vaduzi

7. Dunajska Streda

8. Dundalk

9. Alashkert

10. Sutjeska

11. Shkupi

12. Sarajeva

13. RFS

14. Tobol

15. B36 Torshavn

16. Drita

17. Ararat-Armenia

18. Gzira Junajtid

19. Levadia

20. Dinamo Minsk

21. Konahs Kuai Nomads

22. Milsami Orhei

23. HB Torshavn

24. Europa

25. Domzhale

26. Santa Koloma

27. Progres Niderkom

28. Dinamo Batumi

29. Inter Klub D’Eskaldes

30. Krusejdër