Iu bashkuan nder te paret projektit te Egnatias veren e kaluar, pa e ditur se vertete do te ndodhte kjo qe ndodhi dhe si rrjedhoje mbreme ne Rrogozhine kane gezuar shume bashke me futbollistet e tjere te ketij ekipi, por edhe me tifozet.

Skuadra e tyre ka shkuar historine sepse perpos kualifikimit per here te pare ne Kupat e Europes, fitoi mbreme edhe trofeun e pare, ate te Kupes se Shqiperise duke mundur ne finale 1-0 ekipin e Tiranes.

Dy futbollistet shkodrane, portieri Alen Sherri dhe mbrojtesi Abdurrahman Fangaj dhane kontributin e tyre ne kete sukses, duke qene titullare ne fushen e lojes dhe duke shkelqyer me paraqitjet e tyre.

Ne kete menyre ata mbyllin nje sezon te shkelqyer duke lene pas te gjitha problemet qe kane patur me perpara. Kujtojme qe portieri Sherri erdhi te Egnatia nga Laçi ku kaloi nje sezon te veshtire duke qendruar me se shumti ne stol. E njejta situate edhe me mbrojtesin Fangaj.

Ai vertete fitoi kupen edhe nje sezon me pare me Vllaznine, por ishte nje trofe qe nuk i shijoi shume sepse nuk dha kontribut per te ne fushen e lojes. Per kete arsye, te dy keta futbolliste mbreme kane festuar shume sepse ka qene nje sezon vertete i shkelqyer per ta./SHKODRA-SPORT.COM/