Përjashtime për Italinë sonte ndaj Maqedonisë së Veriut.

Një lëvizje surprizë dhe e papritur e Mançinit, i cili vendosi të mos thërriste Andrea Belotin, Xhanluka Skamakën dhe Nikolo Zaniolon.

Tre emra “Big” që në orën 20:45 do të ulen në tribunën kryesore të stadiumit “Renzo Barbera” të Palermos për të ndjekur gjysmëfinalen e “Play-Off”-it të Botërorit “KATAR 2022”.

Përveç tyre u përjashtuan nga lista edhe Leonardo Bonuçi, Luiz Felipe, Stefano Sensi, Matia Zakanji, Kristiano Biragi dhe Pierluixhi Golini.

LISTA E PLOTË E LOJTARËVE TË GRUMBULLUAR PËR NDESHJEN NDAJ MAQEDONISË SË VERIUT –

Portierë: 14 Alesio Kranjo (Kaljari), 21 Xhanluixhi Donaruma (PSG), 1 Salvatore Sirigu (Xhenoa);

Mbrojtës: 15 Françesko Açerbi (Lacio), 23 Alesandro Bastoni (Inter), 3 Xhorxho Kielini (Juventus), 2 Matia De Shiljo (Juventus), 13 Emerson Palmieri (Lion), 16 Alesandro Florenci (Milan), 19 Xhanluka Mançini (Roma);

Mesfushorë: 18 Nikolo Barela (Inter), 5 Brajan Kristante (Roma), 8 Zhorzhinjo (Çelsi), 7 Lorenco Pelegrini (Roma), 12 Mateo Pesina (Atalanta), 4 Sandro Tonali (Milan), 6 Marko Verrati (PSG);

Sulmues: 11 Domeniko Berardi (Sasuolo), 17 Çiro Imobile (Lacio), 10 Lorenco Insinje (Napoli), 9 Zhoao Pedro (Kaljari), 20 Mateo Politano (Napoli), 22 Xhakomo Raspadori (Sasuolo).

Jashtë listës: Pierluixhi Golini, Kristiano Biragi, Leonardo Bonuçi, Luiz Felipe, Manuel Lokateli, Stefano Sensi, Andrea Beloti, Xhanluka Skamaka, Nikolo Zaniolo, Matia Zakanji.