Vllaznia pret Kukësin në takimin e orës 19:45, që pritet të jetë një sfidë shumë e luftuar, pasi luhet për Europën. Këto dy skuadra gjatë sezonit 2021-2022 janë përballur tri herë dhe statistikat flasin më mirë për “verilindorët”, pasi takimin e parë mes tyre e kanë fituar me rezultatin 2-0, ndërsa dy përballjet e tjera janë mbyllur me barazim.

Megjithatë referuar statistikave të pesë javëve të fundit në kampionat, ecurinë më pozitive e kanë shkodranët, pasi numërojnë katër barazime dhe një fitore, atë ndaj Skënderbeut me rezultatin 1-0 të luajtur në “Niko Dovana”.

Formacionet:

Vllaznia: 4-2-3-1: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Hoxhaj, Aralica.

Trajner: Elvis Plori.

Kukesi: 4-3-3: Xhika, Bytyci, Lulaj, Pëllumbi, Dragoshi,

Gj Taipi, Gavaza, Sh. Taipi, Feijao, Milunovic, Basha.

Trajner: Diego Longo.