Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” Laçin për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e javës së 17-të të “Abissnet Superiore”. Një takim që konsiderohet i rëndësishëm për shkodranët, pasi kërkojnë 3 pikët për të qenë afër vendit të parë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale klubi shkodran ka njoftuar të gjithë tifoztë për biletat e këtij takimi, ndërsa bën të ditur edhe çmimet e tyre.

“KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e enjte, 19 Janar 2023, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen e futbollit VLLAZNIA – LAÇI, e vlefshme për javën e 17-të të “Abissnet Superiore”.

Ndeshja do të luhet, ditën e Shtunë, dt. 21 Janar 2021, ora 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër.

Ditët, oraret dhe pikat e shitjes së biletave për këtë takim janë:

– Biletaria e Stadiumit:

E enjte, dt. 19 Janar 2023 Ora 10.00 – 18.00

E premte, dt. 20 Janar 2023 Ora 10.00 – 18.00

E shtune, dt. 21 Janar 2023 Ora 10.00 – 17.00

– Tek dyqanit UNIVERSAL në adresën: Rruga “Qemal Draçini”, Tek Pallati “Exalco”

E mërkurë, dt. 18 Janar 2023 – e Shtunë, dt. 21 Janar 2023 Ora 10.00 – 20.00

Gjithashtu, për tifozët që duan të blejnë bileta në tribunat VIP, A dhe B, ditën e ndeshjes, do funksionojë edhe një pikë shitje shtesë, para hyrjes kryesore të stadiumit.

Ju njoftojmë se për këtë sezon, përpos pikës së zakonshme në sportelet pranë stadiumit, biletat do të shiten edhe:

Në Shkodër:

– Tek Market “VLLAZNIA”, në adresën: Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë, Karburant Bolv-Oil.

Në Koplik:

– Tek VODAFONE SHOP, në Qendër të qytetit të Koplikut.

ONLINE

– Duke filluar nga dita e Merkurë, dt, 18 Janar 2023”, ka shkruar klubi shkodran.