Partizani pret në “Kompleksin Partizani” skuadrën e Vllazninë për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 16-të të “Abissnet Superiore”, takim që do të luhet ditën e premte duke nisur që nga ora 16:00.

Dy ditë përpara këtij dueli mjaft të vështirë, demat kanë bërë një postim në rrjetet sociale ku bën të ditur edhe çmimin e biletave për tifozët të cilët duan ta shikojnë këtë përballje nga shkallët e stadiumit.

Çmimet variojnë nga 300 lekë në tribunën përballë, ndërsa në atë qëndrore 1000 lekë, me biletat që mund të sigurohen pranë “Selman Stërmasit” dhe “Kompleksit Partizani”.

Nderkohe ne njoftim ndonese nuk ka asgje per tifozet e Vllaznise, me shume mundesi per ta eshte rezervuar vendin ne tribunen perballe ku çmimi i biletes do te jete 300 leke. Per kete ndeshje ka interesim tek te dy tifozerite, megjithate tashme mbetet per t’u pare prania e tyre ne shkallet e stadiumit.

Ne fakt, ne Shkoder deri tani grupimi “Vllaznit Ultras” e ka konfirmuar pranine e tij ne tribunat e stadiumit “Partizani” pasditen e se premtes dhe perveç tyre mendohet te jene edhe tifoze te tjere te pranishem.