Sfida mes Kukësit dhe Vllaznisë pritet të jetë mjaft interesante pasi të dyja skuadrat bëjnë futboll intensiv duke e përqendruar lojën e tyre tek sulmi dhe jo ideja për mos të humbur.
Longo ka sjellë mjaft risi te verilindorët dhe kjo është parë në sfidat e para që Kukësi ka luajtur në kampionat, ndërsa Vllaznia njihet për futbollin intensiv. Interesant është fakti se sot të dy trajnerët pritet të luaj me të njëjtën skemë 4-3-3.
Pra çdo pozicionimi në fushë do t’i përgjigjet një lojtar, duke e bërë sfidën interesante jo vetëm në aspektin ekipor, por dhe në atë individual.
‘’Panorama Sport’’ ju sjell dy formacionet e mundshme për të dyja skuadrat.
Kukesi: Tafas, Peposhi, Lulaj, Bytyçi, Ndreca, Hila, De Lukas, Gj. Taipi, Basha, Feijao, Milunoviç. Tr: De Longo
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Heriç, Djurdjevic, Latifi, Aralica. Tr: Th. Brdariç