Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESfidojnë Kukësin në transfertë, dy rikthime të rëndësishme te VLLAZNIA

Sfidojnë Kukësin në transfertë, dy rikthime të rëndësishme te VLLAZNIA

Vllaznia mori një fitore të rëndësishme dhe me rezultatin e thellë 6-3 ndaj Dinamos në “Loro Boriçi”. Në kampin shkodran tashmë kanë lënë pas këtë triumf dhe janë përqendruar te sfida e radhës.

Vllaznia do të ketë një tjetër ndeshje delikate pas do të sfidojë Kukësin në transfertë. Për këtë takim, trajneri Brdariç ka marrë lajme të mira përsa i përket rikthimeve të disa futbollistëve.

Mbrojtësi Mevlan Adili ka shlyer pezullimin e kartonave e do të jetë në fushë, ndërsa është rikuperuar edhe sulmuesi Da Silva.

Braziliani mungon që nga ndeshja ndaj Partizanit, por së fundmi është bashkuar me ekipin në stërvitje e pritet të luajë disa minuta. Në fushë si zakonisht do të jetë edhe mesfushori Elvedin Heric.

Mesfushori doli nga loja i dëmtuar ndaj Dinamos, por nuk ka probleme serioze dhe nuk rrezikon ndeshjen me Kukësin./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments