HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESfidojnë Vllazninë, mësoni shanset konkrete të mbijetesës për Kastriotin

Sfidojnë Vllazninë, mësoni shanset konkrete të mbijetesës për Kastriotin

Kastrioti luan sot një ndeshje të rëndësishme për mbijetesën, duke qenë se pikët përballë njërit prej ekipeve që synon pjesën e sipërme të tabelës, do të kishin vlerë edhe morale dhe motivimi për futbollistët.

Megjithatë, ky 90-minutësh nuk është shpresa e vetme e skuadrës krutane, e cila në ndeshjen e ardhshme, ka një finale me rivalin direkt për mbijetesën, Bylisin.

Pavarësisht se si do të përfundojë kjo javë, e cila sigurisht ka fokusin maksimal të vëmendjes nga Kastrioti, ballafaqimi direkt me ballshiotët në Kamzë, vendos renditjen finale të këtyre dy skuadrave për të ndarë mes tyre verdiktet e sezonit.

Megjithate, krutanet vijne sot ne Shkoder me idene e qarte per te tentuar te marrin pike, ashtu siç bene edhe ne fazen e dyte me ate barazim 0-0.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments