Pas dy javesh pushimi, mbrojtesi Geralb Smajli i eshte rikthyer serish stervitjes me ekipin e Vllaznise. Diten e sotme ai eshte shfaqur ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi”, por kuptohet qe ai eshte ne fazen e rikuperimit dhe si rrjedhoje ka zhvilluar stervitje te diferencuar.

Siç dihet, futbollisti kuqeblu ka kryer nje nderhyrje kirurgjika ne meniskun e gjurit te majte dhe tashme po i kushton shume rendesi fazes rigjeneruese. Siç shikohet edhe nga fotoja, ne stervitje ai ka qene gjithnje nen vezhgimin e dy fizioterapisteve te ekipit Brian Ferhati dhe Armir Dibra.

Demtimi i Smajlit ne fakt erdhi ne nje periudhe te papershtatshme, pikerisht tani qe eshte duke munguar edhe kapiteni Gurishta, edhe ai per shkak te demtimit dhe kjo ka krijuar jo pak probleme per stafin teknik ne repartin e mbrojtjes.

21 vjeçari ka bere nje sezon te mire teksa ka gjetur edhe hapesirat e duhura dhe ne total ka qene i pranishem ne fushe ne 18 ndeshje gjate ketij kampionati, duke luajtur plot 1356 minuta. Ai pritet te jete i gatshem per te luajtur pas dy javesh, pikerisht atehere kur te kete mbaruar kampionati.

Kjo do te thote se Geralb Smajlin do ta shohim ne fushe duke marre ngarkesat e duhura stervitore vetem kur skuadra te nise fazen pergatitore./SHKODRA-SPORT.COM/