Diten e djeshme Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar ndryshimet ne stafet e ekipeve kombetare te moshave teksa ka bere te ditur emerimet e reja, por edhe ato te vjetrat dhe i vetmi emer qe nuk ishte prezent, ishte ai i Armando Cungut.

Ne komunikaten e institucionit te futbollit nuk kishte asnje rresht per largimin e tij nga drejtimi i kombetares U19 dhe kjo ka bere qe shume media te hamendesojne shkarkimin e trajnerit shkodran. Por ne fakt nuk ka qene keshtu. Gazeta “Shkodra Sport” e publikoi diten e djeshme arsyen e vertete te ketij largimi, qe ishte doreheqja e Cungut si pamundesi e ushtrimit te funksionit pas rregullave te reja te vendosur nga Federata.

Per te sheshuar gjithçka sa i takon ketij largimi, FSHF ka reaguar serish sot duke sqaruar me ne fund arsyen e tij dhe po ashtu edhe duke e falenderuar trajnerin ne fjale per punen e tij ne krye te ekipit te 19 vjeçareve.

“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se Armando Cungu nuk do të jetë më trajner i Kombëtares U-19 dhe se përfundimi i bashkëpunimit ka ardhur me konsensus palëve.

Ky vendim ka ardhur si rrjedhojë e strategjisë së re që është duke u implementuar nga Departamenti Teknik në Federatën Shqiptare dhe trajneri e ka pasur të pamundur t’i përgjigjet kriterit ku të gjithë trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave duhet të jenë “full time” të pranishëm në zyrat e Federatës dhe të mos kenë impenjime të tjera profesionale.

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë për detyrë të punojnë ngushtë me stafet e tyre teknike çdo ditë të javës për të ndjekur e monitoruar talentet dhe të organizojnë seleksionime e grumbullime. Gjithashtu, trajnerët duhet të kenë një bashkëpunim të përditshëm me kolegët dhe stafet e ekipeve të tjera të moshave dhe me Drejtorinë Teknike të FSHF-së.

Federata Shqiptare e Futbollit gjen rastin të falënderoj Armando Cungun për punën që ka bërë në drejtimin e ekipit Kombëtar U-19 dhe i shpreh vlerësimet maksimale për seriozitetin, profesionalizmin dhe përkushtimin që ka treguar në drejtimin e skuadrës kuqezi”./SHKODRA-SPORT.COM/