Kancelari Olaf Scholz ishte me një numër politikanësh gjermanë që ndoqën fitoren e Gjermanisë në Euro2024 kundër Hungarisë nga zona VIP në stadiumin e Shtutgartit, ndërkohë që ministri i Punës, Hubertus Heil ishte gjithashtu i pranishëm si… vullnetar i turneut.
”Heil ishte në detyrë për kontrollet antidoping në ndeshjen e së mërkurës dhe shoqëroi një nga dy lojtarët gjermanë të përzgjedhur për testim”, sipas një zëdhënëseje të ministrisë. Emri i lojtarit nuk është bërë i ditur.
“Faleminderit të gjithë stafit dhe vullnetarëve që punojnë në prapaskenë për ta bërë Kampionatin Evropian një festival të mrekullueshëm futbolli. Ishte një nder për mua të isha vullnetar në Shtutgart sot”, tha Heil më vonë në X.
”Dhe urime kombëtares sonë!”, shtoi ai duke iu referuar fitores 2-0 të Gjermanisë, e cila siguroi një vend për 1/16-at.