Devolli ia doli të mposhtë me rezultatin Delvinën ditën e sotme me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të, në Grupin B të Kategorisë së Dytë.

Përveç golit të Paolo Ivanit në minutën e 23-të, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ishte episodi i minutës së 79-të.

Ruçi i Delvinës, shkaktoi një autogol të çuditshëm! Pas largimit nga portieri mik, top përplaset te trupi i futbollistit të Delvinës, dhe më pas përfundon në rrjetë, duke vulosur rezultatin në 0-2, që nuk ndryshoi deri në fund.

Me fitoren e ditës së sotme, Devolli renditet në vendin e 4-t me 43 pikë, ndërsa Delvina mbetet në vendin e 12-të me 11 pikë.