Diten e djeshme presidenti Alfred Pjetri zyrtarizoi trajnerin e ri te Ades, qe ne fakt eshte nje emer shume i njohur ne futbollin shkodran dhe ate shqiptar, Kujtim Shaba.
“Shkodra Sport” e ka kontaktuar ate diten e sotme dhe numri 1 i pankines velipojake eshte pergjigjur shkurt duke thene: “Pranova serish te ulem ne pankinen e Ades dhe arsyet ne fakt jane te shumta.
E para se nuk mund t’i thoja ‘jo’ presidentit Pjetri, por arsyeja kryesore eshte se me shume te ngjare, shume shpejt tek Ada do te ndryshojne per mire gjerat.
Ka nje ide per afrimin e disa sponsoreve dhe ndoshta kete sezon, ekipi nuk do te kete pretendimet per t’u ngjitur ne Superlige, por sezonin e ardhshem ai do te jete prioritet.
Do mundohem te bej me te miren me kontigjentin aktual qe ka ekipi por edhe te tjere qe do te bashkohen me Aden ne ditet ne vijim. Jam i bindur se do te bejme gjera te mira per kete skuader sivjet”.