Gazetari i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, mendon se në dy dekadat e fundit, Shqipërinë e kanë drejtuar vetëm dy trajnerë të aftë. Duke folur në “Open” në “News 24”, ai listoi të gjithë ata që sipas tij kishin qenë dështime të dukshme.

“Ky ekip kishte nevojë për zjarr. Pse jo me Rejan? Se Reja flinte gjumë, në 9 ose 10 flinte. Ai erdhi për të dalë ne pension. Dosena iku nga ne dhe nuk u bë më trajner. Brigeli ka harruar që ka qenë trajner. Barici iku e u zhduk, nuk u bë më kurrë.

Këta janë që ka marrë Shqipëria në këto vite, kemi pasur ekip të mirë, por merrnim këta. Kuzhe ishte gjithashtu që iku nga Shqipëria, ishte njeri i mirë të paktën.

I vetmi është De Biazi dhe Silvinjo, të tjerët janë të gjithë dështim, të gjithë. Pse? Se janë të paaftë ata që i zgjedhin. Pse, të 15 trajnerët qëllove pa fat?

Bariç i mirë? Ishte në pension, nuk e dinte çfarë ndodhte këtu, e kishte lënë futbollin, ishte në shtëpi:”, tha Shakohoxha.