Fjalet e mira per Vllaznine nga java ne jave po shtohen edhe nga specialistet e futbollit, ata qe e njohin mire kampionatin shqiptar.

Njeri prej tyre eshte edhe Orges Shehi i cili ne nje analize te tij ne emisionin “Pressing”, ka vleresuar ecurine e Vllaznise dhe menyren si ajo luan futboll.

“Është një javë që flet për Vllazninë, fitoi me një rival direkt. E dominoi ndeshjen me teutën dhe i jep shumë në aspektin moral.

Po luajnë futboll dhe po marrin pikë, ndërkohë që kanë ndezur edhe entuziaznim e qytetit.

Teuta vetëm në fillim ishte disi më mirë, pastaj Vllaznia e dominoi. I mori mesfushën dhe aty ishte çelësi i suksesit. Ishte fitore shumë e rëndësishme.

Vllaznia luan poshtë, bën futboll bashkëkohor dhe ia rrit premisat të ketë sukses”, përfundoi Shehi.