Markus Turam pritet të largohet nga Borusia e Mëshengladbah këtë merkato, me Interin që ishte favorit deri në këto momente.
Por siç raporton “Times”, në garë për shërbimet e 25-vjeçarit ka hyrë në garë dhe Njukasëlli.
Klubi i sheikëve në Premier Ligë po mendon të përforcojë skuadrën dhe e shikon Turamin si të duhurin për të ndihmuar skuadrën që të arrijë Ligën e Kampionëve.
Kështu për zikaltërit bëhet çdo gjë akoma dhe më e vështirë, pasi Njukasëlli është e gatshme të paguajë aq sa kërkon klubi i Bundesligës.