Pas një sezoni të parë zhgënjyes të Bajernit, verën e shkuar pati zëra për një largim të Marsel Zabicerit nga “Allianz Arena”.

Megjithatë austriaku këmbënguli për të qëndruar dhe në fazën e parë të këtij sezoni ka prodhuar lojëra shumë të mira. Gjithsesi, është ende e paqartë nëse e ardhmja afatgjate e tij do të jetë Mynihu.

Në verë, Konral Laimer pritet të vijë me parametër zero nga Lajpcigu, duke shtuar konkurrencën dhe në skenë mund të rikthehet një largim i mundshëm i Zabicerit.

Sipas portalit italian “Calciomercato”, janë dy klube të interesuara në Serinë A për shërbimet e tij, Milani dhe Juve. Kuqezinjtë madje kanë përgatitur edhe një ofertë për 28-vjeçarin.