Partizani nuk është se e ka shumë “zanat” specialitetin e të shiturit të lojtarëve, por për blerjet mban rekord në vendin tonë, por padyshim edhe mes ligave fqinje. Në këtë verë të kuqtë afruandy lojtarë, për të cilët iu desh të paguanin.

I pari ishte Alfred Mensah, i cili e kishte mbyllur kontratën me Skënderbeun, por korçarët kishin të drejtën të merrnin taksën e formimit. Partizani ra dakord dhe mësohet se do t’i paguajë korçarëve 50 milionë lekë të vjetër.

“Demat” nuk u mjaftuan me kaq, sepse vendosën të blejnë edhe talentin e Kombëtares dhe të Bylisit, Marçelino Prekën, për të cilin kanë paguar plot 60 mijë euro. Pra nëtotal Partizani ka shpenzuar rreth 100 mijë euronë blerjen e lojtarëve në këtë herë.

Ky është padyshim një rekord për Superioren të paktën nëdekadën e fundit. Gjithsesi, blerjet e sivjetshmenuk janë të vetmet për Partizanin. Madje janë dymes disave. Që nga sezoni 2017-2018 Partizani kashpenzuar rreth 340 mijë euro për afrimin elojtarëve.

Interesant është fakti që “demat” nukkanë shitur asnjë prej futbollistëve për të cilëtkanë paguar për t’i marrë. Transferimi më i shtrenjtë i “demave” është Marçelino Preka.