Flamurtari ka shpërthyer në limitet e merkatos duke kompletuar një formacion me futbollistë. Kuqezinjtë janë bërë si një skuadër shumëkombëshe, pasi në radhët e skuadrës gjen, brazilianë, afrikanë madje edhe arab.
Flamurtari pritet ta nisë sezonin e ri në Kategorinë e parë me 11 futbollistë të huaj.
Nga vjet është braziliani Olivera dhe pritet ardhja e Flores. Vlonjatët kanë prezantuar edhe Zan Bi, Silue, Kouame (i huazuar te Tomori), Juri, Iakovelli, Dos Santos, Silva, Sulaimani dhe Kamisoko.
Çështja është tani tek aktivizimi, pasi sipas rregullores, lejohen që vetëm 5 të huaj të luajnë njëkohësisht në fushë. Në kësi kushtesh, gjysma tjetër duhet të presë.