Elseid Hysaj ishte një tjetër shqetësim i shtuar për Edi Rejën.

Mbrojësi shqiptar u dëmtua në stërvitjen me Lacion pak ditë më parë. Një lajm që pa dyshim nuk është pritur mirë nga trajneri i kuqezinjve, që sheh mbrojtësat t’i dëmtohen një e nga një. Por shkodrani ka qetësuar më në fund Rejën.

Lëndimi në krahëror nuk ka qenë asgjë serioze dhe Hysaj i është rikthyer sërvitjes me Lacion.

Mbrojtësi shqiptar është vënë në urdhërat e Sarrit për të përgatitur ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij, Napolit.