Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShembull fantastik nga Anglia: trajneri ul pagën për të ndihmuar federatën!

Shembull fantastik nga Anglia: trajneri ul pagën për të ndihmuar federatën!

Ka disa njerëz që nuk kanë nevojë të qethen zero për të treguar se e “rruajnë” për njerëzit me më pak shanse dhe mundësi se ata. Për shembull, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, i cili ka bërë një gjest praktik dhe shumë efikas për të ndihmuar federatën angleze.

Ai ka pranuar të ulë rrogën e tij mjaft të majme, meqë Kampionati Europian është shtyrë për vitin tjetër dhe ai nuk është se ka ndonjë punë (të paktën jo aktive) të madhe për të bërë për një apo dy muaj (minimumi). Tekniku i “Tre luanëve” ka njoftuar drejtuesit e tij se do të heqë dorë nga 30% e pagës së tij.

Kjo do të ndihmojë punonjësit e thjeshtë të federatës, në mënyrë që të mos pësojnë ulje page. Ata nuk paguhen me disa miliona euro në vit, ndryshe nga yjet e futbollit dhe trajnerët.

Faleminderit për këtë shembull, Southgate! Urojmë që ky lajm ta ketë bërë një xhiro andej nga shtëpitë 500-mijë euroshe të oligarkëve tanë, neuronët e të cilëve vihen në punë vetëm për të marrë dhe jo për të dhënë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments