La Liga dhe gjithë kampionatet e futbollit në Spanjë do mund të ndiqen me kapacitet të plotë në stadium. Ministria e Shëndetësisë në Spanjë bën me dije se nga e premtja, tifozët do mund të jenë në masën 100 përqind në stadiume.

Pas më shumë se 1 viti e gjysmë, tifozët rikthehen të plotë në stadiume, teksa masat ishin marrë prej Covid-19.

Kufizimet janë hequr edhe për sallat e mbylluara, megjithëse për basketbollin dhe volejbollin në Spanjë, tifozët do lejohen vetëm në masën 80 përqind.

Ne fakt per ne Shqiperi nuk duket se po perben ndonje problem rregulli per 30 per qind te mbushjes se stadiumeve sepse ne asnjerin prej stadiumeve nuk po shohim me shume interes.